Terra Madre Ballkani 2014: Delegatë nga 11 vende të Ballkanit do të jenë pjesë e takimit të tretë të komuniteteve të ushqimit, që këtë vit do të mbahet në datat 19 deri në 22 Qershor në Dubrovnik, Kroaci

Pas dy takimeve në Sofje, rrjeti i Terra Madre Ballkani ka zgjedhur Dubrovnik (Kroaci) për këtë takim të tretë që bashkon komunitetet e ushqimit nga Europa Jugperëndimore. Më shumë se 200 delegatë do të arrijnë nga 11 vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia dhe Turqia). Presidenti i Slow Food Carlo Petrini do të marrë pjesë në këtë takim, i cili ka marrë mbështetjen e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipović.

Slow Food në Bullgari i beson organizimin e këtij eventi KinoOkus dhe Slow Food Dubrovnik; ata do të organizojnë eventin me mbështetjen Slow Food, Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, provincës  Dubrovnik-Neretva dhe qytetit të Dubrovnik. Ky event do të jetë në bashkëpunim me Universitetin e Dubrovnik si edhe me mbështetjen e  F.A.O.,  OJQ REDD,  dhe projektit “Table for Nine Billion”.

Terra Madre Ballkani  filloi në Sofje në 2010 dhe është rrjeti i parë i këtij lloji që bashkon komunitetet e ushqimit nga vende të ndryshme të të njëjtit rajon. Duke parë që vendet e Ballkanit bashkëndajnë tradita të kuzhinës të përbashkëta dhe kushte social-ekonomike të njëjta, ruajtja e trashëgimisë së tyre rurale kërkon përpjekje të përbashkëta dhe në kohë që shkojnë përtej kufijve kombëtarë.

Slow Food dhe Terra Madre formojnë një rrjet të bazuar në rajon me më shumë se 1500 anëtarë, 16 Slow Food Presidia, 80 komunitete ushqimi, 25 shef dhe 15 programe edukative mbi ushqimin dhe shijimin në shkolla.

Eventi do të ofrojë një seri konferencash dhe debatesh, që do të mbahen në Universitetin e Dubrovnik. Parku historik Gradac do të presë Tregu i Tokës, ku më shumë se 30 stenda do t’i ofrojnë vizitorëve mundësinë që të zbulojnë një përzgjedhje të gjerë produktesh nga komunitetet e ushqimit dhe nga Presidia Slow Food në Ballkan.

Eventi do të ketë si synim që të mbledhë para’ në mbështetje të një numri të madh komunitetesh të ushqimit të dëmtuara nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur Bosnjën dhe Serbinë në këto 120 vitet e fundit. Slow Food ka krijuar një mënyrë për të dhuruar para’ për këtë kauzë në adresën e tij të internetit: https://old.slowfood.com/donate/pagine/eng/donate/dettaglio_progetti.lasso?-idp=061

Edicioni i tretë i Terra Madre Ballkani organizohet në kuadër të projektit ESSEDRA, i bashkëfinancuar nga Komisioni Europian nëpërmjet DG Enlargement. Slow Food promovon projektin me synim mbështetjen e proçesit të integrimit të Ballkanit dhe Turqisë në Europë duke forcuar shoqërinë civile; pra aftësinë e saj e të ndikuarit në politikat dhe në promovimin e një zhvillimi rural të qëndrueshëm.

Eventi i ardhshëm do të përdoret si një mundësi për të paraqitur më shumë se 150 produkte nga Ballkani të regjistruara në Arkën e Shijes të  Slow Food, një katalog që përmbledh prodhime cilësore në sasi të vogël që i përkasin kulturave, historisë dhe traditave në të gjithë planetin por që janë në rrezik zhdukjeje.

Eventi ndërkombëtar i Terra Madre dhe Salone del Gusto do të zhvillohet në Torino nga 23-27 Tetor të këtij viti. Salone del Gusto dhe Terra Madre do të bashkohen edhe një herë në një event të përbashkët në të cilin do të jenë të pranishëm komunitetet e ushqimit nga e gjithë bota ashtu si edhe prodhuesit, Presidio Slow Food dhe kuzhinierët, Seminare mbi Shijen dhe aktivitete edukuese. Salone del Gusto dhe Terra Madre 2014 në Torino do të organizojnë një hapësirë ekspozuese prej rreth 100 metra katror dedikuar tërësisht për Ballkanin, ku më shumë se 50 komunitete të ushqimit dhe Slow Food Presidia do të shfaqin dhe të shesin prodhimet e tyre.

Për informacione të mëtejshme:

www.slowfood.it

www.essedra.com

www.terramadre.org

www.fondazioneslowfood.it

www.kinookus.com

Michele Rumiz

Slow Food – Area Coordinator for the Balkans

+39 0172 419 746; [email protected]

Paola Nano

Slow Food International – Press Office

[email protected]

Ivo Kara Pesic

Event Coordinator and leader of Slow Food Dubrovnik – KinoOkus

+385 95 9295 764; [email protected], [email protected],

 

 

 

 

 

  • Did you learn something new from this page?
  • yesno